Milan, më i fortë se Juventus

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç mbylli pjesën e parë të sezonit në Serie A me kuotën e 14 golave, rekord në karrierën e tij të deritashme.
Për më tepër, ylli suedez mendon se Rossonerët janë skuadër më e fuqishme se Juventus, edhe pse pas 19 xhirosh kanë një pikë më pak se Bianconerët dhe janë mposhtur 2-0 nga ta në përballjen e tyre të mëhershme në Torino.
“Ndihem lider i ekipit. Jemi më të fortë se Juventusi. Sërish jam duke u kënaqur në fushë. Milan është favorit për titull” deklaroi ai për Calciomercato.com