USS Abraham Lincoln kaloi ngushticën e Hormuzit

Një zëdhënëse e Flotës së Pestë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës tha se pajisja e ka kompletuar atë, që ajo e quajti kalim të rregullt dhe rutinor nëpër ngushticë.
Ky lajm vjen një ditë pasi Irani u tërhoq nga një kërcënim i mëhershëm për të ndërmarrë veprime, nëse aeroplan mbajtësi amerikan ri-kthehet në rrugën strategjike.
Në anën tjetër, pritet qw Bashkimi Evropian t’i forcojë edhe më shumë sanksionet kundër Iranit.
Ministrat e Jashtëm të BE-së pritet që të pajtohen për embargo ndaj naftës së Iranit dhe sanksione kundër Bankës Qendrore të këtij vendi.
Ministri i jashtëm francez, Alan Jupe, tha javën e kaluar se sanksionet janë shpresa e vetme për t’iu shmangur ndërhyrjes ushtarake.
Të premten, Bashkimi Evropian dhe liderët amerikanë thanë se do të vazhdonin trysninë ndaj Iranit, për t’iu ri-kthyer negociatave lidhur me programin e tij bërthamor.
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, tha se Irani është duke shkuar drejt një rruge të rrezikshme, duke ndjekur programin e tij bërthamor.