E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan, ne SHBA per Bekamin

Drejtori organizativ i Milanit, Umberto Gandini do te udhetoje drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikes, per te takuar drejtuesit e "Los Angeles", me qellim qe te mbyllet perfundimisht kalimi i Devid Bekamit, tek kuqezinjte. Aktualisht Bekam po aktivizohet me Milanin, ne forme huazimi, pas nje marreveshjeje qe perfundon me 9 mars. Sipas te gjitha mundesive, anglezi do te mbetet i Milanit, ne rast se klubi i tij do te paguaje 10 milione euro. Shifrat nuk jane pranuar fillimisht nga drejtuesit amerikane, te cilet kerkuan 15 milione euro per kartonin e lojtarit. Nje marreveshje e mesme pritet te arrihet, pas takimit qe do te zhvillohet mes drejtuesve te klubeve ne fjale, ne nje nga keto dite.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›