Pas derbit, arrestohen 7 tifoze te Milanit
Shtate tifoze te Milanit jane arrestuar nga policia, nen akuzen per trazira te shkaktuara ne ndeshjen e fundit derbi, Inter-Milan. Te dielen ne mbremje, ultras kuqezinj jane perleshur me tifoze te Interit. Pas ndeshjes policia verifikoi ngjarjen dhe sipas burimeve zyrtare, ka arrestuar shtate persona. Personat akuzohen per plagosje, pasi te gjithe te lenduarit jane tifoze te Interit. Tifozet e Interit te plagosur nga rremuja e krijuar pas ndeshjesm, kane pesuar fraktura te ndryshme ne pjese te trupit. Te shtate personat e arrestuar jane ne pritje te vendimit, per te ardhmen e tyre. Probleme pati edhe ne ndeshjen tjeter te Seria A, mes Xhenoas dhe Fiorentines, ku nje tifoz perfundoi i plagosur ne spital.