E Shtunë, 31 Tetor 2026

Josa, tri rroga nga Elbasani pas largimit

Mirel Josa ka fituar "betejën"
personale me Elbasanin.
Pasi u shkarkua nga skuadra
në javën e 19-të të Kategorisë
Superiore, me vendim të bordit
drejtues të klubit, tekniku e ka
ndjekur çështjen në komisionet e
FSHF-së, duke kërkuar dëmshpërblim
për prishje të njëanshme të
kontratës. Më në fund, pas afro
80 ditësh, e drejta u vendos në
vend. "Edhe pse triumfi i Josës
mund të cilësohet ‘gjysmak‘, është
vendosur të pranohet pjesërisht
kërkesa e trajnerit Mirel Josa dhe
detyrohet Elbasani t‘i paguajë tri
rroga mujore, me vlerë të përgjithshme
750 mijë lekë të reja",
citohej në vendimin e Komisionit
të Disiplinës. 45-vjeçari bëhet trajneri
i dytë shqiptar në këtë sezon
që përfiton pagesën e disa rrogave
nga klubi që e largoi. Përpara
këtij rasti, Flamurtari u detyrua
t‘i paguante tri rroga Eqerem
Memushit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›