E Diel, 1 Nëntor 2026

Milan, objektivi është Kristian Zapata

Kristian Zapata është objektivi i Milanit në merkato. Sipas mediave italiane, administratori i kuqezinjve, Galiani, do të bëjë një ofertë zyrtare në janar për lojtarin e Udinezes. Momentalisht, mbrojtësi kolumbian nuk po luan, për shkak të një frakture në këmbë, gjatë sfidës së qershorit me Perunë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2010. Drejtuesit e klubit friulan e vlerësojnë 15 milionë euro kartonin e 22-vjeçarit, por në rast bisedimesh konkrete, ai mund të ulet deri në 8 milionë euro.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›