Premio, kualifikimi vlen 200 mijë euro
Federata Gjermane e Futbollit (DFB) ka përcaktuar shpërblimet për futbollistët e përfaqësueses, në rast se skuadra e drejtuar nga Joakim Lëv kualifikohet në fazën finale të Botërorit 2010. Çdo lojtar i Gjermanisë do të përfitojë 20 mijë euro për çdo grumbullim në kombëtare dhe në llogarinë e tij bankare do të shtohen 200 mijë euro, nëse skuadra kualifikohet direkt në evenimentin që zhvillohet në Afrikën e Jugut. Nëse gjermanët kualifikohen me "play-off", shpërblimi zbret në 165 mijë euro.