Milan, pas Flamini synohet edhe Sebastian Frei
E hëna ishte dita e parë e Matië Flamini si milanist. Në orën 08:20 të mëngjesit, mesfushori i Arsenalit, që ka firmosur një kontratë katërvjeçare, nga e cila do të përfitojë afro 4 milionë euro në sezon, kreu vizitat mjekësore në Apiano Xhentile, në klinikën "Le Betulle". Në momentin e mbërritjes, 24-vjeçari lëshoi edhe një deklaratë të shkurtër: "Jam shumë i kënaqur, faleminderit shumë". Pak fjalë, por shumë esencë, ku tregohet lumturia për transferimin më të rëndësishëm të karrierës së tij. Flamini është larguar nga klinika përpara mesditës për të shkuar në Milanelo, ku vazhdoi testet me stafin e mjekëve të "MilanLab". Mesfushori, që është në javët e fundit të kontratës me "topçinjtë", është paraqitur të dielën në Milano, ku ka darkuar me administratorin Adriano Galiani dhe Ariedo Braidan. Firma për të luajtur me kuqezinjtë në katër sezonet e ardhshme ka ardhur gjatë pasdites, përpara se francezi të rikthehej në Londër.
Edhe pse ka realizuar një blerje mjaft të rëndësishme, merkato e Milanit nuk mbyllet me kaq. Fitorja në derbin me Interin e ka futur skuadrën e Ançelotit në zonën e Ligës së Kampioneve dhe tashmë gjithçka duket se ndryshon. Nëse kuqezinjtë e ruajnë vendin e katërt në kampionat edhe në dy javët e fundit, drejtuesit e klubit do të nxitojnë të mbyllin disa bisedime, për të afruar lojtarët që i nevojiten skuadrës. Pas deklaratës së Berluskonit, që i "mbylli derën" Ronaldinjos, kundër afrimit të brazilianit është shprehur edhe Galiani. Zërat për brazilianin e Barçës duken më shumë si një fasadë, pas së cilës fshihen emra të tjerë. Klubi po punon me ritme të përshpejtuara për të mbyllur bisedimet rreth një marrëveshjeje, që konsiderohet tejet e rëndësishme për sezonin 2008-‘09. Bëhet fjalë për portierin e Fiorentinës, Sebastian Frei. Prej kohësh milanistët e kanë cilësuar "gardianin" francez si të denjë për të mbrojtur portën, por shenjat më të qarta se marrëveshja nuk është larg vijnë pikërisht nga Firence. Drejtuesit e skuadrës vjollcë po bëjnë të pamundurën që të afrojnë Igor Vladimiroviç Akinfev. Portieri sapo i ka mbushur 22 vjeç, por paraqitjet e mira te CSKA e Moskës i kanë siguruar edhe një vend në kombëtaren ruse. Fiorentina ka arritur të blejë edhe kartonin e një tjetër portieri, brazilianit Diego Kavalieri, që, sipas të gjitha gjasave, do të jepet në formë huaje te një tjetër skuadër e Serisë A, ku përflitet Palermo. Për t‘u kthyer te rusi Akinfev, marrëveshja që shkon në afro 10 milionë euro është treguesi më i mirë për ndryshimin e numrit 1. Një tratativë që i hap rrugë kalimit të Freit me Milanin. Fat të kundërt pritet të ketë Alberto Xhilardino, që pasi ka humbur vendin si titullar është jashtë strategjisë së skuadrës për të ardhmen. Për përforcimin e repartit ofensiv synohet të blihet një lojtar me peshë në arenën ndërkombëtare, por "Djalli" do të mbështetet edhe tek i pashtershmi Filipo Inzagi. Kuqezinjtë synojnë që Frei të afrohet pas një shkëmbimi të barabartë me Xhilardinon, për të cilin klubi pagoi 25 milionë euro në vitin 2005. Te Fiorentina, sulmuesi "sponsorizohet" nga trajneri Çezare Prandeli, i cili e ka stërvitur te Parma. Si alternativë rezervë për të marrë Frein mund të shërbejë edhe Borrielo, sulmuesi që luan në formë huazimi te Xhenoa.