Botërori 2010, Anglia "vuan" kundra Japonisë

Pretendentët për titullin kampion bote në Afrikën e Jugut, duket se janë në vështirësi në fazën përgatitore, pasi edhe Anglia ka patur probleme kundër Japonisë. Luanët kanë arritur fitoren 2-1 vetëm falë dy autogolave të aziatikëve. Skuadra e Fabio Capellos ka qenë e ngadaltë dhe mjaft statike në mbrojtje.
Markimi tolerant i ka ndëshkuar britanikët në minutën e 7, kur braziliani i natyralizuar Tulio, ka shënuar golin e avantazhit për Japoninë. Por reagimi i Anglisë ka ardhur vetëm në pjesën e dytë. Frank Lampard ka fituar një 11 metërsh, pas prekjes së topit me dorë në minutën e 54, por mesfushori i Chelsea ka dështuar të mposhtë portierin Kauashima. 11 metërshi i dytë rradhazi i humbur nga Lampard, ndërsa Capello ka qenë mjaft i nervozuar, me mosfunksionimin e skuadrës së tij.
Gjithësesi barazimi ka ardhur në minutën e 72 kur krosimi i Joe Cole është devijuar në rrjetë nga Tulio, protagonist në të mirë dhe në të keqe për Japoninë. Situate ripërsëritet 7 minuta nga fundi dhe këtë herë është Nakazaua, që befason portierin e tij, duke e dërguar topin në rrjetë. Fërshëllima e fundit e kësaj ndeshje, i hap rrugë vendimit të Capellos për 23 shen finale të Botërorit, ndërsa ka qenë prova e fundit për 7 nga futbollistët anglezë, që duhet të kthehen në ishull, për të ndjekur Botërorin e Afrikë së Jugut nga shtëpia.
Eno Skarço < I mëparshmi