E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan, rikthehet pista Adriano

Areido Braida, përgjegjësi i merkatos së Milanit, ka udhëtuar personalisht drejt Brazilit për të kërkuar lojtarë që mund të jenë të vlefshëm për ekipin italian.

Braida ka ndjekur nga afër takimin midis Flamengos dhe Fluminenses, ku Adriano i dha fitoren ekipit të tij me një dygolësh të shënuar. Në Rio de Zhaneiro ai pasur kontakte në lidhje me këtë çështje: Milani e do sulmuesin që në janar, ose në dhjetor.

Dhe kjo nuk është një risi, pasi ish-futbollisti zikaltër gjithmonë është pëlqyer nga klubi kuqezi, i cili ka bërë përpjekje që në muajin maj.

Kuqezinjtë kanë disa arsye për të ndjekur pistën Adriano: para së gjithash, duket se lojtari i ka lënë pas problemet e tij me alkoolin.

Pastaj, janë edhe mungesat për shkak të dëmtimit të Borielos, zhgënjimi i Huntelarit dhe “enigma” Ronaldinjo. Gjithashtu edhe Inzagi, herët a vonë duhet tëbëjë llogaritë me moshën.

Vetë Adriano ka thënë se ndihet i lumtur pas kthimit në Brazil. E vërtetë, por vila e tij në Komo nuk është shitur ende dhe as nk është lënë me qera.

Por agjenti i lojtarit, Gilmar Rinaldi mohon që klienti i tij të ketë pasur kontakte me Milanin: “Nuk ka asgjë zyrtare. Adriano është mirë në Brazil dhe është golashënuesi më i mirë i kampionatit vendas, edhe pse ka luajtur gjashtë ndeshje më pak se të tjerët. Për momentin dëshiron të qëndrojë këtu deri në Kampionatin Botëror. Ky është plani  i tij tani për tani.” Po, tani për tani.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›