E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, ndalohen tre policë për mitmarrje

Erion Zylfaj, Fatos Hysi dhe Adrian Muhameti janë ndaluar ditën e somte, pas një hetimi disa muaj që ka ndërmarrë Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, ndërkohë Mustafa Shehu është shpallur në kërkim.

Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës pasi është njohur me akuzat ka pezulluar menjëherë katër punonjësit e polcisë, si dhe ka filluar procedimi disiplinor për përjashtim nga radhët e Policisë së Shtetit”, shprehet një zyrtar i lartë i policisë lokale. Mësohet se Gjykata e Shkallës së Parë e Gjirokastrës në bazë të provave ligjore të grumbulluara nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për katër punonjës policie të qarkullimit rrugor të Komisariatit të Policisë Tepelenë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›