Milan s’ka nevojë për sulmues të rinj

Nga Express më 08 qershor 2011 në ora 20:50
Robinho ka theksuar se Milan nuk ka nevojë të transferon sulmues të ri gjatë afatit kalimtar të verës.
Ylli brazilian beson se skuadra ka sulmues të mjaftueshëm në dispozicion.
“Një gjë është e sigurt e ajo është se nuk kemi nevojë për sulmues të rinj” tha Robinho për Gazzetta dello Sport.
“Ne tashmë kemi shumë opsione dhe mos e harroni se Pippo Inzaghi është kthyer. Ai kurrë nuk plaket. Sezonin e ardhshëm do të shihni Ibrahimoviçin dhe Paton në formë të shkëlqyeshme”, përfundoi ai.