Milan sot përballë Udinezes, Algeri: Është koha të zgjohemi
ITALI- Milan-Udineze është kryendeshja e javës së tretë të Serisë A, që do të zhvillohet sot në mbrëmje në stadiumin "San Siro". Kuqezinjtë vijnë pas dy zhgënjimesh radhazi, ku ata kanë barazuar me Lacion në shtëpi dhe kanë humbur me Napolin në transfertë. Sot do të jetë një tjetër sfidë delikate, duke qenë se përballë është një ekip aspak i lehtë, si Udineze e Françisko Guidolin.
Friulianët kanë fituar tre ndeshje radhazi, mes kampionatit dhe Europa League dhe largimi i Aleksis Sançez duket se nuk i ka dobësuar aspak. "Skuadra e Guidolin është duke ecur shumë mirë, ashtu si Napoli, Kaljari dhe Juventusi, - u shpreh trajneri Masimiliano Alegri në prag të kësaj sfide. Nuk kanë pësuar asnjë gol, kanë futbollistë cilësorë dhe për më tepër, Di Natale vazhdon të shënojë.
Duhet të rrisim nivelin e përqendrimit, pasi në gabimin e parë në këto momente, e pësojmë menjëherë. Për të arritur atë që bëmë vitin e shkuar nuk mjafton të jemi favoritë me fjalë", shtoi Alegri. Tekniku kuqezi ka dashur t'i japë një "shkundje" ekipit të tij, pas një letargjie në startin e sezonit. "Kemi bërë gabime në ndeshjen me Napolin, sidomos në rastin e golit të dytë dhe të tretë, - tha ai. - Por, vlera e Milanit nuk humbi në Napoli. Tani duhet të rinisim kalërimin, të vetëdijshëm se nuk mund të humbasim karakteristikat më të rëndësishme që patëm vitin e shkuar. Kemi vetëm një pikë, megjithatë jemi vetëm në javën e dytë", tha më tej Alegri. Edhe për ndeshjen e sotme, Milani do të jetë pa Zllatan Ibrahimoviç. Alegri ka bërë të ditur se ai do të jetë i gatshëm vetëm pas një jave, për ndeshjen e Champions League ndaj Viktoria Plzen.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)