Xhamia e madhe e Tiranës do ndërtohet në sheshin e Namazgjasë
TIRANË- Xhamia e madhe e Tiranës do të ndërtohet në sheshin e Namazgjasë. Vendimi është marrë ditën e djeshme nga kryesia e Komunitetit Mysliman Shqiptar (KMSH), të cilët e kanë quajtur një vendim historik, shkruan sot “Gazeta Shqiptare”.
Ndërtimi i xhamisë së madhe të Tiranës do të bëhet në një tokë ku Komuniteti Mysliman nuk ka probleme me pronësinë, pasi e ka trashëguar prej brezash, ndërsa një sipërfaqe prej 2570.5 metrash katrorë i është kthyer me vendim të qeverisë shqiptare vetëm disa muaj më parë.
“Projekti i ndërtimit të kësaj xhamie daton që më 1993, ku u vendos edhe guri themeltar në prani edhe të kryetarit të atëhershëm të Bashkisë Tiranë dhe pas një kalvari zvarritjesh dhe burokracish, ka arritur sot në zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi për mijëra besimtarë kryeqytetas" - thuhet në deklaratën
e KMSH-së.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazeta Shqiptare)
(m.a/BalkanWeb)