Holanda e Rumania, nisin "luftën për lulet"
AMSTERDAM- Disa parlamentarë holandezë kanë akuzuar Rumaninë për shantazh pas bllokimit të një duzine kamionësh me tulipanë në kufi. Ky ishte i dyti ndalim i këtij lloji që prej fundjavës.
Zyrtarët rumunë pretendojnë se lulet ishin të kontaminuara me një bakter të rrezikshëm. Por, në Holandë ekziston një tjetër bindje. Bukureshti sipas deputetëve atje, po përpiqet të marrë hak pas kërcënimeve të Amsterdamit se do t'i pengojë Rumanisë hyrjen në zonën e Shengenit me pretendimin se si ajo, ashtu edhe Bullgaria, nuk kanë bërë sa duhet për të luftuar korrupsionin.
Mosmarrëveshjet mes dy vendeve po etiketohen tashme në media "si lufta e luleve". Ministria holandeze e Ekonomisë ka kërkuar një shpjegim zyrtar për konfiskimin e ngarkesave dhe është në pritje të përgjigjes. Qeveria atje është treguar megjithatë e kujdesshme e nuk ka dalë me kritika të hapura ndaj Rumanisë.
(m.a/GSH/BalkanWeb)