Sistemi i ri operativ i Apple ka një problem serioz
Faqja web “Defence in Depth”, e kushtuar sigurisë informatike, ka publikuar përshkrimin e një dobësie serioze të Lion, sistemi i ri operativ i Apple. Autori shpjegon se si mund të ndryshohet fjalëkalimi i llogarisë së administratorit të kompjuterit nga aplikacioni Terminali (i lënë pas dore nga pjesa më e madhe e përdoruesve, por i përdorur nga më ekspertët për të modifikuar komandat dhe funksionet e sistemit). Fjalëkalimi mund të ndryshohet pa asnjë lloj pengese.
Komanda që vendos fjalëkalimin e ri nga Terminali është shumë e thjeshtë:
Dscl localhost – password / Search / Users / filanfisteku
(ku “filanfisteku” është emri i llogarisë së administratorit)
Në këtë pikë përdoruesi ka akses në llogarinë e administratorit në kompjuter, me një fjalëkalim të tijin. Problemi mund të mos duket shumë serioz, duke parë që përdoruesi në fjalë kishte akses në kompjuter (por duke mos pasur privilegjet e administratorit dhe pa pasur mundësin e modifikimeve). Problemi është më se serioz. Përvec faktit se do ju bllokohet aksesi në kompjuterin tuaj, privilegjet e administratorit lejojnë modifikimin e cdo opsioni.
“Defence in Depth” sugjeron, si masë paraprake, të limitohet aksesi i funksionit të përdorur, nga Terminali:
Sudo chmod 100 / usr / bin / dscl
CNet këshillon të caktivizohet ndezja automatike (në mënyrë që sa herë të ndizet, të kërkohet futja e fjalëkalimit) dhe të aktivizohet kërkesa e fjalëkalimit edhe pas aktivizimit të screensaver-it.
(a.h/BalkanWeb)