Kryeministri Berisha pjesëmarrës në hapjen e forumit Klinton
TIRANË - Kryeministri Sali Berisha, në vijim të axhendës së aktiviteteve që po zhvillon në New York, mori pjesë në hapjen e punimeve të Forumit Klinton, i cili drejtohet nga ish presidenti i SHBA-së, Bill Klinton.
Ky forum tre ditor, ku marrin pjesë personalitete të larta të politikës së vendeve të ndryshme, ekspertë të ekonomisë botërore, etj, këtë vit fokusohet në diskutimin e ideve për një rritje të qëndrueshme të burimeve energjetike dhe infrastrukturës, në kushtet e një buxheti të tendosur.
Në panelin e sesionit ishin të pranishëm, Presidenti i Komisionit Evropian Manuel Barroso, Presidenti i Meksikës Felipe Calderon, Presidenti i Afrikës së Jugut Jacob Zuma, Presidenti i Sllovenisë Danilo Turk, kryeministri i Norvegjisë Stoltenberg, Kryeministrja e Bangladeshit etj.
Në sesionin hapës, diskutimi u fokusua tek ndryshimet klimaterike, ndikimi i tyre në rritje mbi zhvillimin ekonomik, social, mbi vende të veçanta, ashtu si dhe në aspektin global dhe domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshje, ligjërisht detyruese për reduktimin e ndotjes.
Të gjithë diskutuesit që morën fjalën theksuan nevojën që samiti që do të mbahet në Durban (Afrika e Jugut) të shënojë progres të dukshëm në drejtim të përballimit të kësaj sfide globale.
(a.h/ATSH/BalkanWeb)