E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cesar në QPR

Sipas të përditshmes angleze Daily Mail, portieri i Interit, Julio Cesar është shumë pranë transferimit në Queens Park Rangers.

32 vjeçari brazilian ka vendosur të largohet nga gjiganti milanez pas ardhjes së Samir Handanovicit nga Udinese. QPR ka shprehur gatishmëri të transferojë Cesarin, i cili besohet se tashmë ka udhëtuar për në Londër, ku do t’u nënshtrohet testeve mjekësore.

Zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të bëhet brenda të mërkurës. Cesar në Inter erdhi më 2005 nga Chievo duke u shndërruar në yll të gjigantit milanez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›