Ekstradohen nga Italia 8 shqiptarë, mes tyre dhe pengmarrësi i një italiani- FOTO

TIRANË-Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana kreu mesditën e sotme ekstradimin nga vendi ynë në drejtim të Italisë i 8 shtetasve, të kërkuar nga organet e drejtësisë italiane për kryerjen e veprave të rënda penale.
Mes 8 personave është dhe Emiljano Shota, vjeç 20, nga Kruja. Ky shtetas u arrestua me datë 26.06.2013, pasi Gjykata e Firences, Itali, me vendim të datës 07.02.2013, ka marrë masën e sigurisë arrest në burg për këtë shtetas për veprën penale “Rrëmbim personi”.
Nga hetimet italiane Emiliano Shota rezultoi protagonisti i një ngjarje që bëri bujë në Itali. Ai ka qenë ideatori i pengmarrjes së biznesmenit Andrea Calevo.
Sipërmarrësi Andrea Calevo u mor nga shtëpia e tij dhe u mbajt i mbyllur për 15 ditë në dhomën e një vile, ndërsa familjes së tij i kërkohej të paguheshin 8 milionë euro.
Sipas ndërtimit të ngjarjes në muajin dhjetor të vitti 2012 nga prokuroria dhe policia italiane, në krye të të gjitha ngjarjeve ishte shqiptari Emiliano Shota. I riu shqiptar u arrestua pas shumë kërkimeve nga policia italiane kurse Andrea Calevo iu kthye ndërmarrjes së tij. Sipërmarrësi 31-vjeçar nga Lerici në krahinën e Ligurias u rrëmbye darkën e 16 dhjetorit në shtëpinë e tij përpara së ëmës që jetonte me të. Më 21 dhjetor familjes i mbërriti kërkesa e pengmarrësve: 8 milionë euro në këmbim të lirimit të Calevos. Sipërmarrësi u lirua falë operacionit të policisë e të karabinierëve paraditen e 31 dhjetorit, kur e gjetën me këmbë e duar të lidhura në bodrumin e një vile në zonën industriale të Sarzanës, pak kilometra larg Lericit.
Për këtë ngjarje në pranga përfunduan dhe 4 persona të tjerë, një 70-vjeçar sipërmarrës ndërtimi Pierluixhi Destri, nipi i tij 23 vjeç Davied Bandoni si dhe dy punëtorë shqiptarë, Fabjon Vila 20 vjeç dhe Simon Halilaj 26 vjeç.
Nga marrja në pyetje e të pandehurve, rezultoi se koka e pengmarrjes ishte i riu Emiliano Shota.
7 EKSTRADIMET E TJERA
Zyra e shtypit e Policisë së Shtetit bën të ditur se të ekstraduarit e tjerë janë:
1. Dritan Ballhysa, vjeç 43, nga Elbasani. Ky shtetas u arrestua me datë 07.05.2013, në Elbasan pasi Gjykata e Torinos, Itali, me vendim të datës 22.06.2010, ka marrë masën e sigurisë arrest në burg për këtë shtetas për veprën penale “Trafik të lëndëve narkotike në bashkepunim”.
2. Besnik Lleshi, vjeç 33, nga Librazhdi. Ky shtetas u arrestua me datë 10.04.2013, pasi Gjykata e Firences, Itali, me vendim të datës 03.12.2012, ka marrë masën e sigurisë arrest në burg për këtë shtetas për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.
3. Artan Dalti, vjeç 44, nga Burreli. Ky shtetas u arrestua më datë 21.05.2013, në Burrel, pasi Gjykata e Trentos, Itali me vendim të datës 24.09.2007, ka marrë masën e sigurisë arrest në burg për këtë shtetas për veprën penale “Trafik të lëndëve narkotike”.
4. Gentian Cako, vjeç 41, nga Berati. Ky shtetas u arrestua me datë 17.04.2013, në Berat, pasi Gjykata e Milanos, Itali me vendim të datës 04.11.2002, e ka dënuar me 16 vjet e 10 muaj burg këtë shtetas për veprën penale “Trafik të lëndëve narkotike”.
5. Sami Shala, vjeç 50, lindur në Kosovë. Ky shtetas u arrestua, pasi Gjykata e Milanos, Itali, me vendim të datës 26.03.2002, ka marrë masën e sigurisë arrest në burg për këtë shtetas për veprën penale “Trafik të lëndëve narkotike”.
6. Tigert Allko, vjeç 37, nga Librazhdi. Ky shtetas u arrestua me datë 10.04.2013, në Elbasan, pasi Gjykata e Firences, Itali, me vendim të datës 03.12.2012, ka marrë masën e sigurisë arrest në burg për këtë shtetas për veprën penale “Pjesmarrje në organizatë kriminale me qellim shfrytëzimin e prostitucionit”.
7. Orjan Brozi, vjeç 31, nga Librazhdi. Ky shtetas u arrestua me datë 07.05.2013, në Kakavijë, pasi Gjykata e Firences, Itali me vendim të datës 24.11.2005, e ka dënuar me 8 vjet e 3 muaj burg këtë shtetas për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Fotot e ekstradimit të Shotës, mori peng një italian