E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan tris! Kualifikohet për në Champions League

Nën firmën e Kevin-Prince Boateng dhe Mario Balotelli përfundon ndeshja Milan vs PSV. Skuadra e Milan arrin të heqë mënjanë humbjen e Veronës dhe mund me rezultatin e thellë 3 – 0 PSV Eindhoven duke siguruar kështu kualifikimin për në Champions League.

Kuqezinjtë, mes të ulurash e të ngriturash, sjellin në shtëpi një fitore të merituar, duke e gjetur golin e avantazhit që në pjesën e parë : Boateng gjuan predhën e tij drejt e në rrjetë. Hollandezët duan të rimarrin avantazhin duke lëshuar gjuajtje të forta e duke i bërë presion skuadrës të Allegrit. Por “çunat” e Milan e kalojnë momentin e krizës dhe dyfishojnë rezultatin me Super Marion, i cili, prej një korneje shpalosi të gjitha cilësitë e tija si bomber, duke dhënë shfaqje spektakolare.

Nuk përfundon këtu, Boateng mendohet për të mbyllur hesapet, duke e kthyer në një tris golash me një sulm fantastik anësor, siç hapet zakonisht nga Balotelli e përfunduar nga Polli, i cili ishte i preferuar i publikut edhe përpara këtij momenti. Janë për t’u vlerësuar teknika e Mattia De Siciglio, Nigel De Jong dhe mbi të gjitha Stephan El Shaarawy, i cili, në fund të pjesës së parë gjuan një traversë të fuqishme. Qëllimi u arrit, Milan është në Europën e yjeve. Tani mbetet merkato.

77′ – Gol Boateng
55′ – Gol Balotelli
9′ – Gol Boateng

Video e Golave :

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›