E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbi 2 mijë tifozë shqiptarë në Lubjanë

Ndeshja e radhës e Kombëtares Shqiptare kundër Sllovenisë që pritet të zhvillohet në Lubjanë, ka zgjuar interesim edhe tek tifozët shqiptarë.

Sipas disa llogaritjeve mb 2000 tifozë shqiptare do të jenë në shkallët e stadiumit prej 15.800 vendesh të kryeqytetit slloven për ta përkrahur Ekipin Kombëtar Shqiptar në ndeshjen eliminatore për “Brazil 2014”.

Shefi i marketingut pranë FSHF-së, Gazmend Malo në një bisedë për “Asport” ka thënë se ka interesim të madh për të rezervuar bileta për këtë ndeshje.

“Si FSHF kemi rezervuar 1600 bileta një pjesë e madhe prej të cilave tashmë janë rezervuar, dhe mendojmë se do të shiten të gjitha biletat që ne kemi marrë. Gjithashtu, tifozët shqiptarë që shkojnë në sportele nëpër Slloveni mund të blejnë bileta” tha Malo./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›