Ndeshjet e Superkupes se Spanjes
Do të luhet sonte në “Kamp Nou”, ndeshja e dytë finale e Superkupës së Spanjës.
Barcelona-Atletiko vihen edhe një herë përballë, me nisje nga ora 23:00, pas barazimit 1-1 në “Visente Kalderon”.
Lionel Mesi do të jetë në fushë, të paktën dihet se është grumbulluar, ndërsa titullar besohet se do të jetë edhe Nejmar.
Barcelona është favorite për të fituar Superkupën e 11-të në histori, ndërsa Atletiko kërkon të dytën.
Ndërkaq, klubi katalanas do të përfitojë plot 100 milionë euro në 3 sezone. Kjo do të jetë vlera financiare e kontratës së Barcelonës me kompaninë “Qatar Airways”.
Marrëveshja e re mes palëve parashikon edhe një shpërblim shtesë për Barcelonën nëse fiton Ligën e Kampionëve. Ky shpërblim do të ishte 5 milionë euro për çdo Champions të fituar.
Madje, kompania ajrore ka krijuar edhe një spot reklame rreth 90 sekonda e cila është bërë menjëherë tepër e suksesshme.