Milanelo, lumë tifozësh për Shevën

Andrij Shevcenko u prit në qendrën stërvitore të Milanelos nga një numër i jashtëzakonshëm tifozësh, të cilët i uruian mirëseardhjen ukrainasit. Sheva mohoi se ishte trajtuar si një princ si te Milani dhe as te Celsi, por pohoi se ndihej sërish në shtëpi. "Nuk jam trajtuar kurrë si një prin, as këtu në Milano, - tha ai. "Në karrierën time kam pasur momente të vështira dhe i kam kaluar. Ky është një nga të tillar, por të kthehem te Milani është si të kthehem në shtëpi".