Milani, 40 milionë euro fitim nga Champions

Milani është përpara të gjithëve në Ligën e Kampioneve edhe përsa u përket fitimeve. Skuadra kuqezi morri nga UEFA 40 milionë euro. Në podiumin e më të pasurve në Europë ishin dhe Celsi (afërsisht 35 milionë euro) dhe Liverpuli (32 milionë euro). Nga skuadrat e tjera italiane, Roma dhe Interi fituan respektivisht nga 31 dhe 29,6 milionë euro. Diferenca midis Ligës së Kampioneve dhe Kupës UEFA është e madhe: Sevilja, fituese e edicionit të fundit të Kupës UEFA arkëtoi vetëm 6.251 milionë euro.