GP Francë: Masa në pole position

"Pole position" i katërt sezonal i Ferrarit me Felipe Masën, i cili nuk fitonte qysh nga Cmimi i Madh i Spanjës.
"Kokëkuqet" e Maranelos u rikthyehen duke dëshmuar bindshëm "muskujt" për të kurorëzuar në mënyrën më të optimale fundjavën në cirkutitin e Magni Kurs, ku të dielën do të zhvillohet Cmimi i Madh i Francës.
Në provën e fundit zyrtare, piloti brazilian e ndali kronometrin në kohën 1'15"034, duke regjistruar polin e 191 për Ferrarin dhe të 16-n e skuderisë italiane në Cmimin e madh të Francës. Pas Felipe Masës do të rreshtohet në vendin e dytë, Luis Hemilton, dhe në vend të tretë ferraristi tjetër, Kimi Raikonen.
Në vendin e katërt është polaku Kubika, i cili u rikthye pas incidentit të frikshëm në në garën zyrtare në Cmimin e Madh të Montrealit.
Fernando Alonso pati probleme me kamion dhe braktisi provën zyrtare, teksa spanjolli i Meklaren do të niset nga vendi i 20-të