E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka tifozëve: Nuk jam une i keqi

Tifozët e kanë akuzuar Kaka se ka gënjyer Realin e Madridit për gjendjen e tij dhe tani Brazilaini e pësoi pasi do të qëndrojë jashtë fushave për katër muaj. Nuk jam unë i keqi i këtij filmi dhe kam nevojë që njerëzit të më besojnë. Braziliani nuk është dakord me ata që e quajnë gjënjeshtar dhe nuk është dakord me ata që mendojnë se ai ka gënjyer Realin e Madridit për gjendjen e tij fizike. Vetëmbrojtja e Kaka vjen nga faqet e As dhe Braziliani ka shtuar se gjithmonë ka pasur dhimbje në gjurin e majtë edhe te Reali i Madridit por kurrë nuk e ka menduar se do të ishte kaq e rëndë dhe kaq serioze. "Të gjithë kemi menduar se ishte një problem i lidhur me dhimbjen në ijë që isha duke e kuruar' theksoi Kaka. Ideja e qëndrimit larg fushave të lojës për një periudhe relativisht të gjatë nuk i ka pëlqyer Kaka që deklaron se për të është një mankth pasi ndihet vetëm dhe beson se Zoti do ta lejojë të rikthehet dhe të bëj atë për të cilën Reali e ka blerë. "Do të bëj të pamundurën për tu shëruar sa më shpejt dhe të rikthehem të fitoj me ketë skuadër. Asnjë nuk e dinte që gjuri ishte kaq keq dhe aktivizimi në Botëror nuk ishte gabim" theksoi Kaka. Në fund Kaka ka një mesazh për tifozët:"Jam i trishtuar dhe kam nevojë për mbështetjen e të gjithëve ndërsa Braziliani falenderon Murinjon : Ka qënë special pasi më ka thënë që tani duhet të mendoj për tu rekuperuar që më pas të rikthehem ai i dikurshmi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›