E Diel, 1 Nëntor 2026

PS akuza qeverisë:Po infekton biznesinme borxhin e saj

TIRANë- Partia Socialiste ka akuzuar sot qeverinë Berisha se po infekton biznesin me borxhin e saj.

Në një prononcim për mediat, sekretari i Këshillit Ekonomik të PS, Ervin Bushati i bëri apel qeverisë që të jetë më e përgjegjshme dhe të ndalojë sa më parë gangrenën e financave publike pa infektuar tërësisht tregun dhe biznesin vendas.

"Janë shtuar kreditë me probleme, ndërsa shteti nuk i përgjigjet detyrimeve financiare që ka ndaj punimeve të kryera nga biznesi vendas" u shpreh Bushati.

Sipas tij, kjo e ka detyruar biznesin të hyjë në borxhe të mëtejshme dhe të vonojë shlyerjen e kredive që ka marrë për të ‘financuar’ vetë shtetin.

“Kreditë me probleme janë shtuar në mënyrë masive dhe krahasuar me vitin 2005, sot janë në nivelin e 522%", tha Bushati, sipas të cilit, qeveria po i kthen sot bizneset aktive shqiptare në aksionerë të falimentit të saj financiar.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›