E Diel, 1 Nëntor 2026

Ancelotti:Jeta private e lojtarëve, jashtë fushës

Trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka thënë se atij nuk i intereson jeta private e lojtarëve të tij, përderisa ata janë duke fituar tituj.

"Ne nuk jemi të interesuar në atë që ndodh jashtë qendrës stërvitore. Vitin e kaluar, disa lojtarë kanë pasur probleme private, por nëse ata i mbajnë ato jashtë stërvitjeve, atëherë kjo është mirë. Ne duam ta mbajmë këtë qendër stërvitore të pastër. Ne nuk kemi probleme këtu".

"Nuk ka rregulla jashtë qendrës stërvitore, sepse të gjithë i kanë rregullat e tyre në jetën private. Ne nuk mund t'u tregojmë lojtarëve se si të sillen jashtë qendrës stërvitore. Jeta private është jeta private", deklaroi Ancelotti për The Daily Mail.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›