Milani, "bombë" në merkato: 35 milionë euro për Fabregas
Milani planifikon të blejë yllin e Arsenalit, Çesk Fabregas. Operacioni në merkato ka marrë "dritën jeshile" nga presidenti i klubit kuqezi, Silvio Berluskoni. Sipas të përditshmes, "Tuttosport", numri 1 i gjigantëve të Serisë A, i ka premtuar administratorit Adriano Galiani afrimin e mesfushorit të Kombëtares spanjolle. Gazeta theksonte gjithashtu se edhe trajneri i "topçinjve", Arsen Venger, i ka premtuar Milanit se do t‘ia shesë lojtarin, nëse oferta financiare është e kënaqshme. Drejtuesit e "Djallit" janë të gatshëm të paguajnë rreth 35 milionë euro për Fabregas: 22-vjeçari do ta pranonte transferimin në "San Siro", ku do t‘i ofrohet kontratë 5-vjeçare me rrogë 4 milionë euro në sezon. Vetëm pak kohë më parë, Berluskoni deklaroi se kërkon të afrojë në skuadër futbollistë nën 23 vjeç dhe talenti spanjoll i plotëson të gjitha kriteret.
Milani po kalon një moment mjaft të vështirë në këtë prag të sezonit të ri. Ndeshjet e para të skuadrës pa Ançelotin, kapitenin Maldini dhe brazilianin Kaka (këtu mund të shtohet edhe anglezi Bekham) lënë shumë për të dëshiruar. Miqësoret e humbura e kanë bindur trajnerin Leonardo që të kërkojë urgjentisht përforcime: drejtuesi i stolit kuqezi u ka bërë të qartë krerëve në rrugën "Turati", se nevojiten të paktën dy afrime të reja. Në anën tjetër, kritikat nga mediat, zemërimi i tifozëve dhe humori i keq që ekziston në dhomat e zhveshjes e ka bindur Berluskonin dhe Galianin se nevojiten investime. Por, takimi i parashikuar dje ndërmjet presidentit, administratorit dhe teknikut u shty për 24 orë më vonë (pra për sot). Pika e parë që do të diskutohet është e ardhmja e Andrea Pirlos, i kërkuar me ngulm nga Ançeloti te Çelsi. Largimi i mesfushorit mund të hapë skenarë të rinj në merkato: ku përveç Fabregas synohet edhe një sulmues. Alternativat për repartin ofensiv mbeten Luis Fabiano, Huntelar dhe Baptista. Ndërkohë, Galiani është sulmuar verbalisht nga një tifoz, me të cilin u ndesh rastësisht në rrugë. Administratori siguroi se "nuk ndodhi asgjë e veçantë", ndërsa të pranishmit konfirmuan se tifozi ekstrakomunitar, e ofendoi për shitjen e Kakasë.