Milani dhe Interi e kthejne vemendjen nga Liga e Kampioneve
Pasi është arkivuar fitorja e parë në Serinë A ndaj Çezenës, Milani ka nisur punën për një javë me të vërtetë të rendësishme. Të mërkurën kuqezinjtë do të luajnë në Champions ndaj Viktoria Pilzen, ndërsa të dielën I pret transferta delikate në fushën e Juventusit.
Dy ndeshje në të cilat pikët vlejnë dyfish dhe e gjithë shpresa është te rikthimi I Ibrahimoviçit. Zllatani mund të jetë gati që për ndeshjen e parë ndaj kampionëve të Çekisë, për të luajtur përkrah Antonio Kasanos, I vetmi sulmues që ka mbetur në dispozicion, nga ana të përfshirë në listën Champions. Lajmi tjetër I mirë për Alegrin është rikthimi i kapitenit Masimo Ambrozini. Mesfushori mund të luaj në Pilzen, ndërsa Boateng, Gatuzo dhe Robinjo do të jetë të gatshëm vetëm në fillim të tetorit.
Ashtu si Milani, as Interi nuk ka kohë të festojë sukesin e parë në kampionat. Zikaltërit do të udhëtojnë drejt Moskës për të luajtur ndaj CSKA-së në një ndeshje që duhet fituar ne çdo kusht, duke parë startin me humbje në Champions. Interi u mund 1-0 nga Trabzonspiori. Ranieri, trajenri që zuri vendin e Gasperinit i ka problemet në mesfushë. Tiago Mota dhe Shnejder do të mungojë përth tri javë, ndërsa Dejan Stankoviç nuk është ende gati. Obi vuan nga një shqetësim muskular, kurse Muntari ka mbetur jashtë listës Champions.
Në këtë kushte, Zaneti, kambiaso dhe Alvarez janë të vetmit mesfushorë në gjendje për të luajtur.