E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pique preferon formacionin 3-4-3

Nga Express më 26 shtator 2011 në ora 14:40

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka theksuar se nuk ka problem që trajneri Pep Guardiola është duke luajtur me formacionin 3-4-3 në ndeshjet si vendas.

Gjiganti katalan e ka filluar furishëm sezonin e ri, së paku sa i përket repartit ofensiv, duke realizuar 22 gola në vetëm pesë ndeshje. Por, në disa takime skuadra nuk ka qenë e pakalueshme në mbrojtje.

Megjithatë, Pique beson se formacioni 3-4-3 është opsioni më i mirë për ndeshjet si nikoqir. “Sistemi ka funksionuar shumë mirë sepse neve na pëlqen të sulmojmë dhe ekipet që vijnë në Nou Camp qëndrojnë prapa”, tha Pique për Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›