E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi ndjek rekorde

Nga Express më 26 shtator 2011 në ora 16:15

Het-triku i Lionel Messit në fitoren e thellë të Barcelonës ndaj Atletico Madridit 5-0 ka barë që ai të jetë afër të tejkalojë Laszlo Kubanan në listën e golashënuesve.

Messi ka realizuar 192 gola për Barcelonën dhe ka vetëm dy më pak se Kubala. Por, ende pa e kaluar Kubalan, Messi ka bërë të ditur se synon të thyejë rekordin e të gjitha kohërave që mban Cesar Rodrizuez në kuotën 235.

“Jam i qetë rreth kësaj. Shumë vite kanë kaluar dhe ende është i njëjti futbollist (Kubala). Shpresoj të mposht statistikat e tij, dua të vazhdoj të thyej rekorde këtu”, tha Messi për AFP.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›