E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Kërkon ta katandisi edhe Presidentin si "shokët e Partisë"

Zoti Topi duhet të vijojë traditën e mirë që krijoi në Presidencë z.Moisiu, që kuptoi i pari se Berisha i rivotuar ishte më keq se Berisha i dëbuar me armë në '97-ën. Z.Moisiu kuptoi se ky Berishë i dytë kishte ndërruar vetëm qimen, zakonin e kishte të njëjtë: zaptim institucionesh. Ish-presidenti diti t'i thoshte NDAL! Ne e dimë që Berisha nëse nuk frenohet nga institucione të fuqishme si media apo Presidenca, do e katandisi shtetin sërish si në 1997-ën.

Prandaj, Presidenti është një garanci e madhe që kjo papërgjegjshmëri e pakontrolluar që ka shkaktuar Gërdec, vrasje, gjakmarrje, vjedhje fondesh, korrupsion, do ndalet diku. Z.Topi e njeh Berishën dhe ndoshta nuk është nevoja t'i shpjegojmë atë që e njeh mirë vetë. E di mirë që ai kërkon t'i marrë fuqinë, burrërinë, nderin dhe ta katandisi njëlloj si Mehdiun, Bashën, Gjanën, Memijën.

Moisiu mund të rrinte edhe 4 vjet të tjera po të ishte bërë marioneta e Berishës, por u tregua burrë dhe vuri Shqipërinë para interesit të tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›