I famshmi Xhovani Trapatoni feston sot 70 vjetorin
Trajneri më i famshëm italian, Xhovani Trapatoni, mbush sot 70 vjet nga jeta e tij. Trapatoni aktualisht është në krye të përfaqësueses së Irlandës. Gjysmën e jetës së tij tekniku italian e ka kaluar në krye të skuadrave si trajner. Në 35 vjetët si trajner, ai cilësohet si më i suksesshmi nga italianët.
Trapatoni e filloi karrierën si trajner me skuadrën e Milanit, dhe më pas drejtoi edhe dy gjigandët e tjerë të futbollit italian, Interin dhe Juventusin. Me këta të fundit ai arriti të fitojë 6 herë kampionatin italian, duke filluar nga viti 1977 deri në vitin 1986.
Trapatoni ka drejtuar edhe disa klube jashtë Italisë, siç janë: Bajerni i Mynihut, Benfika dhe Red Bull Salzburg. Pengu më i madh në jetën e tij është mosarritja e një suksesi në krye të përfaqësueses italiane. Trapatoni dështoi me Italinë në europianin e vitit 2004, duke u larguar menjëherë pas përfundimit të tij. Qëllimi i tij aktual është kualifikimi i Irlandës në botërorin “Afrikë e Jugut 2010”.