E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peshkon piranën në lumin Drava

Tihomir Everle, nga Petrijevaci afër Osjekut, është peshkatar shumëvjeçar. Por kurrë nuk ka peshkuar diçka të ngjashme sikur këtë të martë. Këtë ditë, nga lumi Drava, ai nxori një piranë të kuqe, e cila njihet se jeton vetëm në lumenjtë e Amerikës Jugore.

Ekspertët kroatë e konfirmuan se bëhej fjalë për piranën, por mendojnë se ajo në lum u hodh nga dikush dhe se mbijetoi për shkak të temperaturave të larta, njoftoi portali kroat Index.hr.

Everle ndërkaq pohon se është i sigurt që në Dravë ka ende pirana, sepse kur e peshkoi këtë uji ishte i qetë dhe pa peshq për orë të tëra.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›