E Shtunë, 31 Tetor 2026

Yjet libianë u bashkohen rebelëve kundër Gaddafit

Nga Express më 26 qershor 2011 në ora 12:51

Katër anëtarë të ekipit kombëtar të Libisë në futboll dhe 13 lojtarë të tjerë me emër i kanë dhënë një goditje kolonelit Muammar Gaddafi, duke iu bashkuar forcave rebele, ka njoftuar BBC.

Portieri Juna Gtat dhe Abel bin Issa, trajneri i klubit më të madh nga Tripoli, Al-Ahly që njoftuan kalimin e tyre në forcat rebele në kodrat Nafusa në perëndim të Libisë.

“I them kolonel Gaddafit të na lë rehat që të krijojmë një Libi të lirë”, tha Gtat për BBC.

“Në fakt do të doja që ai të largohej nga kjo jetë përgjithmonë”, shtoi ai.

Ghaddafi ka pësuar një seri të largimeve nga zyrtarë ushtarakë, diplomatë dhe anëtarë të qeverisë së tij, por i ka rezistuar të gjitha sulmeve nga rebelët të përkrahur nga fushata e bombardimeve e NATO-s për largimin e tij pas katër dekadave në fuqi.

Bin Issa tha për BBC se ka vendosur t’u bashkohet kodrave “për të dërguar mesazh se Libia duhet të jetë e bashkuar dhe e lirë” dhe shtoi: “Shpresoj të zgjohem një mëngjes dhe të mësoj se Gaddafi nuk është më aty”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›