Milani mberdhen Fiorentinen, Roma fluturon
Roma eshte skuadra qe i jep nje tjeter ngjyre Serise A, pasi triumfi sot ne "San Paolo" te Napolit tregoi edhe njehere karakterin e forte te verdhekuqve. Nje fitore qe u krahasua si ajo e mesjaves kunder Realit te Madridit, jo per nivelin midis dy skuadrave, por sepse formacioni i Spaletit po kalon nje superforme. Golat e shenuar nga Perrota e Toti kane sigluar triumfin e merituar verdhekuq. Tjeter perballje e shumepritur ishte takimi Empoli-Milan. Kuqezinjte qe shenuan mbylljen e cilit te mrekullueshem me eliminimin nga dora e Arsenalit, duhej patjeter te fitonin per te qendruar ne korsine e vendit te katert, pozicion qe te kualifikon per ne Ligen e Kampioneve. Kuqezinjte arrijne te fitojne ne minutat e fundit te takimit, kur pas barazimit te perkohshem 1-1, shenuan Ambrosini e Kaka. Fiorentina ka minuar pozitat e saj, pasi humbja me Sienen mund t'i kushtoje mjaft rende. Skuadra e Prandelit e sheh tashme Milanin vetem nje pike nen vete, dhe ky do te thote rrezik permanent per vendin e katert.