E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lojtaret e Sauthemptonit kapen duke vjedhur

Shume para e pak nder per Bredli Rajt-Filips e Natan Dajer, qe u zune me presh ne duar duke hapur cantat e dy kameriereve. Pas skandaleve te shumta me drite te kuqe ne te shkuaren qe goditen lojtaret dhe klubet e Premier Liges, protagonistet e kampionatit te pertej La Manshes, vazhdojne te jene ne qender te vemendjes jo vetem per sipermarrjet sportive, por edhe per sjelljet jashte fushe. Habit lajmi i nxjerre nga "Sunday Mirror", sipas se ciles, dy lojtare te Sauthemptonit, skuader qe militon ne kategorine e dyte angleze, u zune mat duke vjedhur ne nje restorant. Bredli Rajt-Filips, djali i ish-yllit Jan Rajt, dhe Natan Dajer, u peshkuan nga telekamerat me qark te mbyllur te lokalit ku po kalonin mbermjen. "Zbavitja", ne te cilen thesari ishin para te pakta dhe nje celular, mund t'u kushtoje shume dy lojtareve, qe rrezikojne nje denoncim per grabitje. Kamarieret, vertet te shokuara, nuk mund ta kuptojne sesi kete gje e bejne dy njerez te sterpaguar. Ema Parker, se ciles iu vodh celulari komenton situaten: "Eshte patetike, punoj per minimumin sindikal dhe keta njerez fitojne mijera sterlina ne jave. Lojtaret trajtohen si heronj, por jane persona arrogante qe nuk vlejne asgje". Ne fakt, dy lojtaret fitojne 7 mije dhe 12 mije euro ne jave, gje qe e ben te pakuptueshem gjestin ne dem te dy vajzave ne fjale, por e kuptueshme eshte cmimi qe duhet te paguajne ata per gjestin e bere.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›