Dinamo rimerr e vetme vendin e pare
Ne nje takim te fituar qe ne leter, goli i Cajkut ka dhene iluzionin e befasise se madhe
Jeton Selimi
Dinamo - Skenderbeu 3-1
Shenues: Pema 11', Pejic 27', 67'\ Cajku 53'
Dinamo i eshte pergjigjur menjehere fitores se Partizanit duke mos toleruar aspak rivalin e kuq. Fitorja e djeshme ndaj Skenderbeut, ndonese ne leter ishte vetem nje formalitet, ne fakt ishte paksa me e vuajtur, te pakten deri ne momentin e golit te trete te shenuar nga i zakonshmi Pero Pejic, qe vulos endrren e korcareve per nje surprize ne takimin e fundit te javes se 23-te. Me kete triumf, blute e rivendosin diferencen prej 3 pikesh me Partizanin dhe kthejne koken nga perballja e se merkures, kur luhet edhe takimi i kthimit i "finales se parakohshme" mes Partizanit e Dinamos.
Perballja ka nisur menjehere e vrulleshme nga ana e bluve, qe kerkojne te shenojne sa me shpejt per te vendosur rezultatin ne kasaforte. E pikerisht kjete gje ben Eleandro Pema, qe hap serine e golave ne minuten e 11-te te ndeshjes. Kalojne caste te tera te dominuara nga dinamovitet, kur Pero Pejic siglon golin e "KO"-se per Skenderbeun. Te pranishmit ne shkallet e stadiumit, filluan te mendonin per nje goleade, por pjesa e dyte ua prishi disi planet. Skenderbeu, ashtu si dhe ne ndeshje te tjera, nuk ka ndermend te dorezohet. Ne minuten e 53-te eshte Cajku autori i golit te vetem per miqte. Megjithate, per t'i dhene fund ankthit blu mendon edhe njehere goleadori i kesaj skuadre, kroati Pero Pejic, qe shenon golin e trete per Dinamon dhe te dytin personal ne minuten e 67-te. Dinamo sheh te marre e vetme kryesimin pas 24 oreve bashkejetese me Partizanin, ndersa Skenderbeu arkivon humbjen e 17-te ne 23 ndeshje te luajtura.
Pejic rikthet ne maje te goleadoreve
Me dy golashin e shenuar ndaj Skenderbeut, kroati Pero Pejic, ka arritur kuoten e 15 golave ne 23 ndeshje, nje gol me shume sesa Vioresin Sinani i vendit te dyte. Interesant eshte fakti se Pejic eshte vrasesi i vertete i Skenderbeut. Ne tre ndeshje, kroati e ka tundur plot shtate here rrjeten e korcareve.
Partizani se sheh dot me sy Dinamon!
Te pakten kjo eshte shprehja qe leshuan tifozet me shaka dje ne stadiumin "Selman Stermasi", ku Dinamo mposhtte Skenderbeun 3-1, ne takimin e fundit te vlefshem per javen e 23-te te kategorise superiore. Arsyeja? E thjeshte! Nese te shtunen "kokat" e bluve ishin te pranishem ne sfiden e Partizanit kunder Beselidhjes (fituan te kuqte 1-0), asnje nga kampi tjeter nuk ua ka kthyer viziten. Partizani ka preferuar te stervitet ne ambientet e klubit sesa te harxhoje minuta per te pare skuadres se ciles ia ka bere bene kete vit. Duket qe eshte derbi apo jo?
Dje
Dinamo-Skenderbeu 3-1
Shenues: Pema 11', Pejic 27', 67'\ Cajku 53'
Te shtunen
Elbasani - Shkumbini 1-0
Shenues: Arb. Nuhiu 19'
Tirana - Flamurtari 1-0
Shenues: Fortuzi 19'
Vllaznia - Teuta 1-2
Shenues: Sukaj 61' Caushaj 52', Hodo 93 (pen)
Besa - Kastrioti 1-0
Shenues: Ishaka 5'
Partizani - Beselidhja 1-0
Shenues: Muzaka
Renditja
1 Dinamo 48
2 Partizani 45
3 Besa 38
4 Tirana 37
5 Elbasani 36
6 Vllaznia 35
7 Shkumbini 31
8 Flamurtari 29
9 Kastrioti 23
10 Teuta 23
11 Beselidhja 20
12 Skenderbeu 11