Agim Canaj kandidati kryesor per stolin
Largimi i Mirel Joses nga stoli i Vllaznise nuk i ka turbulluar shume kreret kuqeblu, qe mendohet se jane drejt perfundimit te bisedimeve me ate qe mund te jete pasardhesi i trajnerit tiranas. Behet fjale per ish-trajnerin e Dinamos, Agim Canaj, i cili me skuadren blu arriti te bente vertet nje pune te mire. Akoma nuk dihen detaje te kontrates, por gjithcka duket ne rruge te mbare.
Nuk kane humbur aspak kohe drejtuesit e Vllaznise per te zgjedhur emrin e trajnerit te ri. Sipas te gjitha gjasave, presidenti Valter Fushaj ka permendur emrin e Agim Canajt, i papune prej 2 javesh, pas shkarkimit nga presidenti i Dinamos, Besnik Sulaj. Puna e bere nga Canaj ne krye te bluve duke se e ka joshur vertet shume bosin e klubit shkodran, qe nuk shikon te trajneri njeriun per te mbyllur sezonin, por dicka me teper, njeriun per te themeluar nje skuader te forte. Pritet qe Canaj ta marre detyren e re qe neser dhe te nise punen per perballjen e mesjaves, ku Vllaznia do te prese Besen ne takimin e kthimit te Kupes se Shqiperise.