E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana barazon me Vllaznine

Tirana ka barazuar 1-1 me Vllaznine ne ndeshjen e javes se 12-te te Superliges, duke ruajtur vendin e pare me vetem nje pike diference ndaj shkodraneve.

Te paret ne avantazh kane kaluar miqte me ane te Boadu ne minuten e 34-te, nderkohe qe bardheblute kane barazuar me ane te Devollit ne minuten e 78-te.

Edhe Partizani ka barazuar 0-0 me Lushnjen, te dyja skuadra qe mbeten ne fund te tabeles.

Nderkohe Dinamo ka barazuar pa gola kunder Teutes duke mbajtur vendin e katert te klasifikimit, e ndjekur nga skuadra durrsake me vetem nje pike diference.

Bylisi ka marre nje trepikesh shume te vlefshem ndaj Shkumbinit pas fitores 2-1. Golat per vendasit jane shenuar nga Das Neves ne minuten e 22-te dhe Dalipi ne te 75-ten, nderkohe qe miqte kane shkurtuar diferencen me ane te Nores ne minuten e 60-te.

Flamurtari ka mundur 2-0 me Besen e Kavajes pas golave te shenuar nga Brajkovic ne minuten e 55-te dhe Caushaj ne minuten e 92-te.

Apolonia ka barazuar 2-2 me Elbasanin. Golat ne kete takim jane shenuar nga Junior ne te 27-ten e Dhrami ne te 75-ten per Apolonine dhe Bejzade ne te 41-ten dhe Abazaj ne minuten e 51-te per miqte.

Pas ketyre ndeshjeve ne krye te tabeles eshte Tirana me 23 pike, me pas vijne Vllaznia me 22, Shkumbini me 19, Dinamo me 18, Teuta dhe Elbasani me 17 pike, Besa 16 pike, Flamurtari dhe Bylisi me 15 pike, Apolonia 12 dhe Partizani me Lushnjen me nga 8 pike.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›