Goleadë në Korçë, Ersekë dhe Krujë

Skuadra nga Erseka ka fituar me goleadë përballë Turbinës, në 90 minutat që u mbyllën me rezultatin 5-2 për vendasit. Pas 11 javëve, Gramozi vazhdon të renditet në vendin e dytë të Kategorisë së Parë, me 24 pikë të grumbulluara (vetëm 2 më pak se Skënderbeu).
Korçarët regjistrojnë fitoren e tetë në këtë sezon, duke mposhtur 4-1 Naftëtarin. Me dëborën që mbulonte fushën në anën e tyre, të besuarit e Renato Rrapos nuk ndalen drejt rikthimit në Superiore.
Kastrioti fiton 4-0 me Besëlidhjen dhe ngjitet në vendin e katërt përkrah Luftëtarit. Korçarët dolën pa pikë nga sfida me Dajtin, ku humbën me rezultatin 2-1.
E veçanta e kësaj jave në Kategorinë e Parë është se vetëm në 4 ndeshjet e së dielës u realizuan 19 gola, 9 prej të cilave nga ekipet e dy vendeve të para.
Ndërkohë, së bashku me katër sfidat e luajtura të shtunën, ku spikati fitorja 2-0 e Laçit në Skrapar, në total java e 11-të rezervoi 30 rrjeta.