E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma fiton me Lecen, Lacio barazon

Roma ka fituar ne transferte 3-0 Lecen ne javen e 13-te te Serise A. Vucinic qe ne minuten e 11-te ka shenuar golin e pare per kryeqytetasit.

Ne perfundimin e pjeses se pare, mbrojtesi brazilian Huan ka dyfishuar rezultatin. Lece u perpoq te reagonte por skuadra e Spaletit e filloi ne sulm edhe pjesen e dyte.

Ishte kapiteni Toti i cili me nje parabel arrin te kaloje portierin kundershtar duke trefishuar rezultatin. Nderkohe skuadra tjeter e kryeqytetit, Lacio nuk ka shkuar me shume se nje barazim 1-1 me Xhenoan.

Pas nje pjese te pare te bardhe, ne te dyten Militos ne fillim i anulohet nje gol dhe me pas po ai shenon nje gol te vlefshem per Xhenoan.

Vetem 10 minuta ka zgjatur avantazhi pasi Dabo, i ndihmuar edhe nga portieri kundershtar ka barazuar ne 1-1.

Nderkohe Napoli nuk ka mundur te perfitoje nga hapi fals i Juventusit, pasi ka barazuar 2-2 me Kaliarin dhe mbetet ne vendin e katert.

Ne mbremje do te zhvillohet dhe ndeshja e fundit e Serise A, ajo mes Torinos dhe Milanit.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›