Milani mund Anderlehtin, Siti ndal Real Madridin
Porto, PSG, Shalke, Arsenali, Malaga, Milani, Borusia e Dortmundit dhe Reali i Madridit janë tetë skuadrat e kualifikuara tashmë për më tej në Kupën e Kampioneve. Ndonëse do duhet të luhet edhe një javë tjetër në grupe, këto skuadra tashmë e kanë siguruar edhe matematikisht kualifikimin për më tej, ndaj takimet e fundit në grup do luhen më së shumti për të njohur edhe ekipet që do zënë vendet e treta, të cilat do të marrin pjesë në Ligën e Europës. Kështu, në grupin A Porto mundi pa problem Dinamon e Zagrebit, ndërsa PSG-ja Dinamon e Kievit. Në grupin B, Arsenali mundi francezët e Montpelie, ndërsa Shalke iu fal një goli të mesfushorit Fushs, ndaj Olimpiakosit, por kaq i mjaftoi për të siguruar kualifikimin. Edhe Milani kalon në mesin e ekipeve më të mira falë golave të El Sharauit, Mekses dhe Patos në ndeshjen ndaj Anderlehtit. Sakaq, në grupin D, ashtu siç ishte parashikuar, Borusia e Dortmundit shkatërroi në Amsterdam Ajaksin duke prerë biletën për në 1/8-at, ndërsa Reali i Madridit barazoi në Angli me Mançester Sitin, por pa rrezikuar thuajse asgjë. Edhe galaktikët e Mourinjos kalojnë për më tej dhe ndeshja e fundit me Ajaksin do të luhet thjesht për statistikë, të paktën për spanjollët, sepse holandezët do luajnë për të kapur Ligën e Europës.
Çelsi shkarkon Roberto di Mateon
Çelsi ka shkarkuar trajnerin Roberto di Mateo pas humbjes 3-0 që ekipi anglez pësoi ndaj Juventusit në Ligën e Kampioneve. Roman Abramoviç nuk e ka falur këtë dështim në fushën e kampionëve të Italisë, edhe pse tekniku i ka dhënë suksesin në Kupën e Mbretëreshës dhe në Ligën e Kampioneve sezonin e kaluar. Sipas së përditshme angleze “The Sun”, Rafa Benitez mund të jetë zëvendësuesi i përkohshëm i Di Mateos në stolin e Çelsit, ndërsa në fund të sezonit pritet që drejtimin ta marrë Pep Guardiola.
Champions League
GRUPI A/ Mbrëmë
Dinamo Kiev-Paris SG 0-2
Laveci 45′, 52′
Porto-Dinamo Zagreb 3-0
L.Gonzalez 20′, Mutinjo 67′, Varela 85′
RENDITJA – Porto 13 pikë, PSG 12, Dinamo Kiev 4 dhe Dinamo Zagreb 0 pikë.GRUPI B/ Mbrëmë
Arsenal-Montpelie 2-0
Uilshajer 49′, Podolski 63′
Shalke-Olimpiakos 1-0
Fushs 77′
RENDITJA – Shalke 11 pikë, Arsenal 10, Olimpiakos 6 dhe Montpelie 1 pikë.GRUPI C/ Mbrëmë
Zenit-Malaga 2-2
Dani 49′, Fajzulin 86′/ Rende 8′,
Fernandez 9′
Anderleht-Milan 1-3
Suter 78′/ El Sharaui 47′, Mekses 71′, Pato 90′
RENDITJA – Malaga 11 pikë, Milan 8, Anderleht 4 dhe Zeniti 4 pikë.GRUPI D/ Mbrëmë
Ajaks-B.Dortmund 1-4
Hoesen 86′/ Rojs 8′, Gëce 36′, Levandovski 41′, 67′
Man.Siti-Real Madrid 1-1
Aguero 73′ (p)/ Benzema 10′
RENDITJA – Dortmund 11 pikë, Real Madrid 8, Ajaks 4 dhe Mançester Siti 3 pikë.GRUPI E/ Të martën
Nordsjaeland-Shaktar 2-5
Nordstrand 24′, Lorentzen 29′/ L.Adriano 26′, 53′, 81′, Uillian 44′, 50′
Juventus-Çelsi 3-0
Kualiarela 38′, Vidal 61′, Xhiovinko 90
RENDITJA – Shaktar Donetsk 10 pikë, Juventus 9, Çelsi 7 dhe Nordsjaeland 1 pikë.
GRUPI F/ Të martën
BATE Borisov-Lil렠 0-2
Sidibe 14′, Bruno 31′
Valencia-Bajern 1-1
Feghouli 77′/ Myler 82′
RENDITJA – Bajern Mynih 10 pikë, Valencia 10, BATE Borisov 6 dhe Lilë 3 pikë.GRUPI G/ Të martën
Spartak M.-Barcelona 0-3
D.Alves 16′, Mesi 27′, 39′
Benfika-Sëlltik 2-1
Xhon 7′, Garaj 71′/ Samaras 32′
RENDITJA – Barcelona 12 pikë, Sëlltik 7, Benfika 7 dhe Spartak Moskë 3 pikë.GRUPI H/ Të martën
CFR Kluzh-Braga 3-1
Rui Pedro 7′, 15′, 33′/ Alan 17′
Galatasaraj-Mançester 1-0
Jilmaz 54′
RENDITJA – Mançester 12 pikë, Galatasaraji 7, CFR Kluzh 7 dhe Braga 3 pikë.