E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelsi drejt Qipros me mendjen te Liverpuli

Blutë e Londrës do të udhëtojnë drejt Nikozias me mungesat e disa titullarëve, në ndeshjen e vlefshme për grupin D.

Mikael Balak dhe Xhon Obi Mikel janë dëmtuar së fundi, Aleks ndodhet prej kohësh në infermieri, ndërkohë që Drogba dhe Hoze Bosingva janë të pezulluar.

Megjithatë, trajneri italian mund të bazohet te rikthimi i Dekos dhe Xho Kolit, edhe pse asnjëri prej tyre nuk është ende në formën optimale.

Ekipi anglez vjen pas fitores në ndeshjen e parë ndaj Portos, por ka humbur ndeshjen e fundit në kampionat kundër Uiganit 3-1, e para humbje pas një serie prej gjashtë fitoresh radhazi.

Por kapiteni Xhon Terri bën thirrje për të mos e nënvlerësuar Apoelin, megjithëse në fundjavë londinezët i pret një finale në “Stemford Brixh”: “Edhe pse kemi në ndeshje tepër të vështirë në kampionat të dielën ndaj Liverpulit, ne jemi të përqendruar maksimalisht dhe duam të fitojmë me çdo kusht në Qipro.”

Kurse qipriotët, ku aktivizohet mbrojtësi shqiptar Altin Haxhi, e nisën me një barazim pa gola në fushën e Atletiko Madridit aventurën e tyre në Ligën e Kampionëve.

Apoel Nikozia – Çelsi (ora 20:45, stadiumi: “Neo GSP”, gjyqtar: B. Lajek (Francë)

Formacionet e mundshme:

Apoel Nikozia 4-5-1: Çiotis; Pursaitidis, Kontis, P. Horge, Haxhi; Mikael, Morais; Kosovski, H. Pinto, Haralambidis; Zevlakov. Trajner: I. Jovanoviç

Çelsi 4-4-2: Çeh; Ivanoviç, Terri, Karvalho, E. Kol; Esien, Lampard, Maluda, Deko; Anelka, Kalu. Trajner: K. Ançeloti

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të grupit D, Porto pret në shtëpi Atletiko Madridin, në një ndeshje interesante të mbrëmjes së sotme.

Portugezët e humbën ndeshjen e parë ndaj Çelsit në Angli, por kanë treguar një formë të mirë në kampionat, ku kanë fituar katër nga gjashtë ndeshjet e para.

Nga ana tjetër, spanjollët vijnë në këtë takim pas barazimit pa gola në ndeshjen e dy javëve më parë në shtëpi kundër Apoel Nikozias. Por skuadra e Abel Resinos po kalon një moment negativ edhe në kampionat, duke mos e gjetur ende rrugën e fitores.

Porto – Atletiko Madrid (ora 20:45, stadiumi: “Dragao”, gjyqtar: N. Ricoli (Itali)

Formacionet e mundshme:

Porto 4-3-3: Helton; Fusile, Rolando, B. Alvesh, Pereira; Guarin, Beluçi, R. Meireles; M. Gonzales, Hulk, Falkao. Trajner: H. Ferreira

Atletiko Madrid 4-3-1-2: Roberto; A. Lopez, Ujfalushi, Ibanjez, Perea; Asunçao, Simao, M. Rodrigez; Hurado; S. Aguero, Forlan. Trajner: A. Resino

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›