Presidencialet, Hollande: Fitorja ime ndëshkim për Sarkozy
FRANCË- “Fitorja ime është një ndëshkim për presidenncën e Nikola Sarkozy”. Kanë qënë këto fjalët e para të liderit socialist Fransua Hollande, fituesi i raundit të parë të zgjedhjeve që u mbajtën këtë të dielë në Francë.
“Në raundin e dytë dua një fitore të bukur”,-tha Hollande duke shtuar se ai është kandidatit që bashkon francezët në përpjekjet për të ndryshuar vendin dhe për ti ridhënë Francës vendin që i takon. Hollande ka siguruar tashmë mbështetjen e dy kandidatëve të tjerë të kësaj gare, Marine le Pen e së djathës ekstreme e cila u rëndit e treta dhe të Zhan Lyk Melensho, që doli i katërti. Sipas rezultateteve të para, Hollande ka fituar shumicën e votave në këtë raund të parë me 28 % të votave, ndësa rivali i tij, Nikolas Sarkozy 26 %. Kjo është hera e parë që një president francez që rikandidon për një mandat të dytë nuk fiton raundin e parë të zgjedhjeve që nga fillimi i Republikës së Pestë në vitin 1958. Sipas mediave franceze, në këtë raund të parë morën pjesë më shumë se 70 % e zgjedhësve, një pjesemarrje kjo mjaft e lartë në krahasim me parashikimet për pjesëmarrjen.
Hollande fiton raundin e parë
Raundi i pari i votimit për zgjedhjet presidenciale në Francë janë mbyllur me një rezultat pozitiv të kandidatit socialist Fransua Holland.
Kandidat Socialiste është përpara, në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale franceze me 28-29 për qind të votave, ndërsa presidenti që po largohet, Nicolas Sarkozy, është në 25-26 për qind. Lajmi raportohet nga agjencia franceze France Press duke cituar "burime të qëndrueshme."
Edhe pse është herët për të folur për një rezultat konkret, sondazhet flasin për një humbje të Sakorzy, i cili mund të bëhet kështu i pari president që humb mandatin e dytë në 30 vitet e fundit. Madje opinionistët shkojnë më tej, duke deklaruar se pritshmëritë janë për një fitore të Hollande me 55% të votave kundrejt 45 ndaj kandidatëve të tjerë.
44.5 milionë francezë votuan sot në zgjedhjet presidenciale. Kandidati i qendrës së djathtë, Presidenti aktual Nicolas Sarkozy, po kërkon të rizgjidhet në krye të Elizesë, me argumentin se vetëm ai është i zoti të ruajë një Francë të fortë. Por Sarkozy përballet me një sfidant shumë të fortë, siç është socialisti Francois Hollande. Sipas Hollande, tashmë ka ardhur koha që Franca të drejtohet nga një qeveri e majtë. Sot garuan 10 kandidatë dhe nëse asnjëri prej tyre nuk arrin të sigurojë më shumë se 50 për qind të votave, atëherë do të ketë një raund të dytë zgjedhjesh më 6 maj.
Në rast se do të zgjidhej, Fransua Hollande do të ishte Presidenti i parë i majtë në Francë që pas vitit 1995. Ndërkohë që për Sarkozy, në rast humbjeje, do të ishte hera e parë që një President nuk merr mandat të dytë, që nga viti 1981. Mandati i Presidentit në Francë është pesë vjeçar.
(el.me/news24/BalkanWeb)