E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani ndjek nga afër mbrojtësin Diego Lugano

Milano - Ekipi i Milanit është i interesuar për të marrë shërbimet e futbollistit Diego Lugano, i cili aktivizohet me Fenerbahçen ne kampionatin turk. Mbrojtësi uruguaian dëshiron të largohet nga Super Liga turke këtë verë, dhe drejtuesit e Milanit kanë filluar ta vëzhgojnë nga afër që në këtë periudhë.

Lugano do t’i shërbente mjaft mbrojtjes së Milanit, pasi një pjesë e lojtarëve aktualë të këtij reparti pritet të largohen në përfundim të sezonit. Klubi italian është interesuar edhe më parë për mbrojtësin e përfaqësueses së Uruguait.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›