E Diel, 1 Nëntor 2026

Walcott: Goli i Adebajorit më i bukuri që kam parë

Londër - Goli i jashtëzakonshëm që arriti të shënonte mbrëmë Emanuel Edebajor në përballjen e Arsenalit me Vilarealin është bërë objekt diskutimesh ditën e sotme. Adebajor e goditi topin me rrofishatë, i cili ndodhej pranë këmbëve të një mbrojtësi spanjoll, duke lënë të shtangur edhe portierin vendas.

Super golin e Adebajorit e komenton edhe kolegu i tij tek Arsenali, talenti i ri, Theo Walcot. "Është goli më i bukur që kam parë ndonjëherë në Ligën e Kampioneve, absolutisht. Një gol i veçantë nga një lojtar i veçantë. Sa i përket lojës ne luajtëm shumë mirë, dhe do të përpiqemi të luajmë edhe më mirë në ‘Emirates’ pas një jave. Besoj se do të kualifikohemi", deklaron Theo Walcott.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›