E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani ne Tirane, "Shqiperia po lexon"

Administratori i Milanit, Adriano Galiani, i mahnitur nga pritja e shqiptareve

Mberrin Milani ne Tirane! Ronaldinjo, Paolo Maldini, Andi Shevcenko, Alesandro Nesta ishin para publikut shqiptar. Te medhenjte e futbollit boteror preken token shqiptare ne mesdreken e djeshme. Yjet e futbollit boteror zbriten ne aeropotin "Nene Tereza", duke bere realitet endrren e shume tifozeve shqiptare, qe i kane simpatizuar dhe i simpatizojne per sukseset e tyre, ne Seria A, apo ne arenen ndwrkombetare. Milani, me te mberritur, ne masa te forta sigurie, iu drejtua kryeqytetit shqiptar per te pritur ndeshjen miqesore me ekipin me te mire te vendit, Tirana, ne nje "shoq" qe nisi dhe perfundoi derisa pak kohe pas ndeshjes, ekipi legjendar i Italise u largua drejt Milanos. Vizita e Milanit, 17 hetrre fitues i Seria A dhe 7 here fitues i Liges se Kampioneve, per nje ndeshje miqesore ne "Qemal Stafa" nuk ishte edhe aq e lehte per t'u realizuar. Nje projekt qe synon zhdukjen e analfabetizmit, i mbeshtetur nga "Unicef" dhe me sponsorizimin e "Taci Oil" solli "super-yjet" e futbollit, ne Tirane. Ekipi i Milanit, u sistemuar ner hotel "Sheraton", ku qendroi deri ne fillim te ndeshjes. Ne ambientet e hotel "Sheraton" ekipin e Milanit e ka vizituar per t'i shprehur mirenjohje edhe kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha. "Interesimi i kryeminstrit te vendit tuaj," - tha administratori i Milanit, Adriano Galiani, - tregon miqesine dhe respektin qe ka Shqiperia per futbollin dhe vecanerisht per Milanin. Ju thoni se eshte nje nder per Shqiperine qe Milani viziton Tiranen, ndersa une e them me gjithe zemer se eshte nje kenaqesi e madhe per skuadren tone qe eshte sot per nje ndeshje te tille," - tha Galiani. "Kam biseduar menjehere ne telefon per pritjen qe i keni bere ekipit te Milanit me presidentin Silvio Berluskoni, i cili nuk eshte befasuar pasi e dinte qe ketu ka shume simpati per ekipin tone," - tha Galiani. "Miqesia mes dy vendeve tona ekziston dhe ka vend qe ne te ardhmen te kete me teper shkembime mes sportit dhe kulturave te dy vendeve tona. Fakti qe Milani eshte per here te pare ne historine e tij ne nje kete vend, per nje ndeshje te tille, e verteton qarte. Ju falenderoj edhe nje here nga zemra per pritjen qe i keni bere Milanit, dhe ne vecanti organizatorit "Taci Oil" " - perfundoi Galiani.

Shqiperia po lexon

Kjo ishte motoja qe solli Milanin ne Tirane. Me kete moto perfaqesues te "UNICEF" celen konferencen e shtypit zhvilluar dje pasdite, ne hotel "Sheraton", ne prani te Adriano Galianit, Karlo Ancelotit, Paolo Maldinit dhe Ronaldinjos. Drejtues te "Unicef" falenderuan me kete rast Kompanine "Taci Oil" qe mundesoi dhe sponsorizoi ardhjen e nje ekipi te madh ne Shqiperi, per te ndihmuar luften ndaj analfabetizmit. "Shqiperia po lexon"- eshte nje projekt madhor qe ka per qellim te hape shkolla dhe biblioteka ne Shqiperi dhe Milani ka ardhur per te luajtur njq miqesore, qe t'i jape perkrahje ketij projekti, per te ndihmuar zhvillimin e Shqiperise," - thane drejtuesit e "Unicef". Nderkohe kapiteni i Milanit, Paolo Maldini u shpreh i kenaqur, pervec te tjerave edhe si ambasador i "Unicef", qe eshte ne Shqiperi per nje ndeshje te tille. Te ardhurat e ndeshjes Milan-Tirana do te shkojne ne ndertimin e shkollave ne vendin tone, per te mundesuar shkollimin e te gjithe femijeve kudo ne territorin e Shqiperise, qe deri tani nuk kane pasur mundesi per te vazhuar shkollen.

Ne fund te konferences, Adriano Galiani vuri theksin edhe mbi projektin e "Milan Junior" ne Tirane, per te cilin tha se eshte nje projekt qe i sherben futbollit dhe te rinjve shqiptare. "Ne me pare kemi hapur nje projekt tjeter ne Tirane, me ekipet e moshave, ne emrin e Milanit dhe kjo eshte dicka tjeter e mire per ekipin tone dhe per te rinjte shqiptare, qe shpreh bashkepunimin e mire te klubit tone dhe te vendit tuaj" - tha administratori i Milanit Adriano Galiani.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›