E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tuborg, festat kane nje emer

Tuborg ka dashur te festoje me madheshti prezantimin e tij zyrtar ne Tirane. Gjithcka qe u prezantua gjate kesaj feste ishte modeluar sipas filozofise se Tuborg duke maksimizuar kerkesen per muzike te mire dhe ambiente argetuese, e shoqeruar me njerez qe dine te shijojne festat.

Festa e organizuar ne ish-bllok, me rastin e prezantimit zyrtar te birres se famshme daneze ishte nje menyre qe Tuborg kishte zgjedhur per t'i ofruar nje forme origjinale argetimi kryeqytetit shqiptar duke ftuar shume personazhe te njohur te jetes publike te cilet kane festuar deri ne oret e para te mengjesit. E gjithe festa ishte konceptuar per t'u dhuruar maksimumin e mundshem te kenaqesise pjesemarresve nen nje koktejl muzike, performance dhe Tuborg-u. E gjelbra ishte ngjyra e harese dhe gezimit per kete nate fundjave ne Tirane.

Sa i perket muzikes, kesaj here Tuborg kishte zgjedhur nje nder DJ me te njohur te botes se klubeve te Hamburgut, Londres dhe te plazheve spanjolle, DJ D.O.N.S. Ai njihet si nje producent dhe si nje njohes i mire i muzikes se nates. Per kete arsye Tuborg e ftoi ate per te kenaqur te ftuarit special te kesaj feste dhe per te krijuar nje ambjent vetem per argetim.

Perberes te festes kane qene edhe performancat e balerinave te veshura me te gjelber. Por ajo qe ka terhequr me shume vemendjen kane qene vajzat e vendosura brenda vaskes jakuzzi dhe dalja nga nje gote birre gjigante Tuborg e nje vajze.

Me largimin e temperaturave te nxehta dhe frekuentimit te plazheve, Tuborg do te mendoje gjithnje e me shume te krijoje ambiente dhe hapesira festive per rinine e qyteteve duke premtuar qe gjithmone keto festa do te jene te shoqeruara nga muzike e perzgjedhur dhe Tuborg. Deshira e Tuborg eshte qe t'i ofroje rinise shqiptare gjithmone muziken me te mire dhe te ndajne bashke perhere festat dhe ambientet festive.

Me largimin e temperaturave te nxehta dhe frekuentimit te plazheve, Tuborg do te mendoje gjithnje e me shume te krijoje ambiente dhe hapesira festive per rinine e qyteteve duke premtuar qe gjithmone keto festa do te jene te shoqeruara nga muzike e perzgjedhur dhe Tuborg. "Deshira e Tuborg eshte qe t'i ofroje rinise shqiptare gjithmone muziken me te mire dhe te ndajne bashke perhere festat dhe mjediset festive", vene ne dukje organizatoret.

Tuborg perfaqeson investimin e pare serioz te nje kompanie daneze ne Shqiperi.

Kjo marke e mirenjohur birre ka nje histori te gjate. Ajo ka filluar te prodhohet qe ne vitin 1880 dhe qe nga ajo kohe Tuborg ka arritur te behet nje nder markat e birrave me te njohura jo vetem ne Danimarke por ne te gjithe boten.

"Tuborg" eshte nder markat e birrave qe ka rritjen me te madhe ne tregjet boterore dhe kryesisht ne Evropen lindore. Ajo eshte e pranishme ne mbi 90 shtete bashke me mbi 12 llojet e ndryshme te birrave qe prodhon.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›